Sunday, 24. May 2026
Futboll

Sulmuesi jep dritën jeshile, Barcelona bën gati 25 milionë euro

GS 24/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mundo Deportivo zbulon se Mikel Oyarzabal ka dhënë dritën jeshile për t’u transferuar te Barcelona këtë verë. 29-vjeçari i cili ka shënuar 18 gola këtë sezon, është i gatshëm të largohet nga Real Sociedad dhe të transfeorhet te katalanasit.

Interesi i Barcelonës për sulmuesin 29-vjeçar nuk lind nga hiçi. Klubi katalanas ka nevojë për një sulmues me përvojë, gola, shkathtësi dhe përshtatje direkte në La Liga. Mikel Oyarzabal i plotëson këto kushte dhe për më tepër, është në momentin ideal të pjekurisë dhe karrierës.

Çmimi i sulmuesit është gjithashtu një faktor kyç që e ka shtyrë Barcelonën drejt tij. Në një treg ku sulmuesit kanë çmime të larta, shifra 25 milionë euro është mëse e përballueshme nga katalanasit.

Largimi i sulmuesit nga Real Sociedad nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur rëndësinë dhe peshën që ka ai tek ekipi bask. Por, dëshira e tij për t’u transferuar te Barcelona do të jetë vendimtare në këtë rast.

Teilen: