• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesit “lënë në baltë” United

14/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni po shkon si mos më keq për Manchester United me “Djajtë e Kuq” që për momentin renditen në vendin e gjashtë të Premier League, 10 pikë pas kryesuesve të Liverpool. Diferencë nuk bën as Europa pasi tashmë skuadra e Erik ten Hag është jashtë Champions League duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e fundit.

United vuan mungesën e golave nga sulmuesit teksa në të shumtën e rasteve, skuadra shpëton nga golat e mesfushorëve, sidomos kur vjen puna në kampionat.

Një statistikë e fundit zbulon se sulmuesi i fundit që ka shënuar një gol në Old Trafford për sfidat e kampionatit është Jadon Sancho.

Goli i britanikut është regjistruar më datë 28 të muajit maj dhe i përkiste sezonit të kaluar në një ndeshje ndaj Fulham që United e fitoi me shifrat 2-1. Prej asaj kohe, sulmuesit e Manchester United nuk e kanë gjetur më rrugën e golit në ndeshjet e luajtura në Premier League.

Kujtojmë se aktualisht, Sancho është i pezulluar pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Ten Hag dhe me shumë mundësi në merkaton e muajit janar do të gjejë një tjetër akomodim.

Next Post

LIVE LIGA E EUROPËS/ Lukaku kalon në avantazh Romën, Leverkusen dyfishon shifrat. Mësoni rezultatet në kohë reale (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.