Wednesday, 16. September 2026
Sport

Süper Lig/ Thomas Reis do të jetë trajneri i ri i Muçit, Trabzonspor i paguan klauzolën Ludogorets-it

GS 16/09/2026 1 Min. Lesezeit

Trabzonspor ka gjetur pasardhësin e Fatih Tekke. Bëhet fjalë për Thomas Reis, i cili mbrëmjen e kaluar ka mbërritur në Trabzon ku dhe do të finalizojë detajet e fundit të kontratës së re.

52-vjeçari aktualisht është trajner i Ludogorets Razgrad, por klubi bullgar nuk mund të bëjë asgjë për të evituar ndarjen e parakohshme falë një klauzole spcifike në kontratë.

Ish-trajneri i Schalke dhe Bochum nuk është një figurë e panjohur për Süper Lig në Turqi pasi mes korrikut të 2024-ës dhe shkurtit të 2026-ës ka drejtuar Samsunspor-in. Formacioni në fjalë nën drejtimin e gjemranit ka mundur që të renditet në vendin e tretë, pozicioni më i mirë i arritur ndonjëherë nga shoqëria në fjalë. A.V.

Teilen: