• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 6, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Superklasikja në “Maracana”

21/11/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2023 nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Kombëtaren e Argjentinës. Përfaqësuesja bardhekaltër ka pasur një vit të përsosur: ka kryesuar renditjen në e kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.

Argjentina do ta mbyllë vitin në “Maracaná”, duke luajtur superklasiken kundër Brazilit.

Edhe pse Uruguaji i Marcelo Bielsas i dha fund rekordit të pamposhtur të skuadrës së Lionel Scalonit në ndeshjen e fundit, Kombëtarja e Argjentinës arrin në superklásike, si favorit i qartë për të marrë tri pikët.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Skuadra e drejtuar nga Messi do të përballet me një ekip brazilian në rikonstruksion e siper, që nuk ka një projekt të qartë. Brazili vjen nga dy humbje radhazi, në Montevideo dhe në Barranquilla, diçka e paprecedentë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës.

Nga ana tjetër, humbja e “albicelestes” ndaj Uruguait në ndeshjen e fundit nuk i shqetëson shumë argjentinasit. Projekti i Scalonit është shumë solid dhe taktikat e tij mund ta mposhtin lehtësisht atë të Fernando Diniz, i cili nuk i ka bindur aspak drejtuesit e Federatës së Brazilit.

Nga 10 ndeshjet që Argjentina ka luajtur në të gjithë vitin 2023, ka humbur vetëm kundër Uruguait. “Albiceleste” këtë vit ka luajtur gjithsej pesë ndeshje në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës (kundër Ekuadorit, Bolivisë, Paraguait, Perusë dhe Uruguait), si dhe katër miqësore që kanë përfunduar me fitore.

Skuadra uruguaiane e Marcelo Bielsas i dha fund serisë prej 14 ndeshjesh radhazi pa humbje (12 fitore dhe 2 barazime) të kampionëve aktualë të botës. Argjentina nuk kishte humbur asnjë ndeshje që nga disfata ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit.

Pikërisht, ajo humbje i dha fund edhe një serie të pamposhtur prej 36 ndeshjesh, që kur Lionel Scaloni mori frenat e kombëtares.

Argjentina kërkon të mbyllë një vit perfekt: të fitojë superklásikon në “Maracaná” me stemën e kampiones së botës në gjoks.


Next Post

Dalin në ankand fanellat e Messit që ka veshur në Kupën e Botës në Katar

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In