• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superkompjuteri: Manchester United rrezikon rënien nga Premier League

15/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United e ka nisur dobët sezonin e ri në Premier League dhe sipas superkompjuterit të Optas, situata mund të përkeqësohet edhe më tej.

Pas humbjes 3–0 ndaj Manchester Cityt, skuadra e Ruben Amorim ka grumbulluar vetëm katër pikë në katër ndeshje.

Kjo është nisja më e dobët që nga sezoni 1992, edhe pse atëherë klubi e mbylli me titull kampion nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Opta, parashikon këto rezultate për Manchester United:

Fiton Premier League: 0.18%

Kualifikohet në Ligën e Kampionëve: 4.18%

Kualifikohet në Ligën e Evropës: 3.15%

Bie nga kategoria: 10.95%

Në renditjen përfundimtare të parashikuar, United pritet të përfundojë në vendin e 13-të me më pak se 48 pikë.

Në sezonin e kaluar, klubi përfundoi në vendin e 15-të me 42 pikë.

Pavarësisht një paraqitjeje të mirë ndaj Arsenalit që përfundoi me humbje, United barazoi me Fulhamin dhe u eliminua në mënyrë turpëruese nga Grimsby Town në Carabao Cup.

Deri tani, fitorja e vetme e sezonit ka ardhur ndaj Burnleyt, pas një penalltie në minutat shtesë.

Sipas të njëjtit model, vetëm shtatë skuadra kanë më shumë gjasa për rënie se Manchester United: Burnley (52.23%), Wolves (50.76%), Sunderland (46.02%), Leeds (44.92%), West Ham (36.06%), Fulham dhe Nottingham Forest.

 

 

Next Post

Fisnik Asllani pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.