Reali i Madridit do ta nisë me një ndeshje për trofe sezonin e ri. nesër në mbrëmje (21:00), “Los Blancos” do të përballen me Atalantën në Varshavë në finalen e Superkupës së Europës.
Trajneri i Madridit, që pritet të dalë sot në konferencën për shtyp i ka bërë të qarta qëllimet e tij. Karlo Ançeloti ka marrë me vete në Varshavë të gjithë lojtarët në dispozicion, duke shtuar këtu talentin Jakobo Ramon, kampion Europe me Spanjën U-19 këtë verë, duke zëvendësuar të dëmtuarin Joan Martinez. Fokusi do të jetë natyrisht te Kilië Mbape, i cili pritet të debutojë me Realin pas nënshkrimit të tij në merkaton e verës.
Madridi dhe Atalanta kërkojnë që sezonin aktual ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar trofeun e parë të sezonit. Superkupa është një trofe që madrilenët e kanë fituar pesë herë në historinë e tyre, ndërsa skuadra nga Bergamo do ta kërkojë ta bëjë për herë të parë në historinë e saj.
PANORAMASPORT.AL