free page hit counter
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 23, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Superkupa e Kosovës: Besa te meshkujt dhe Istogu te femrat i gëzohen trofeve  

17/09/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Besa Famgas është fituese e Superkupës së Kosovës në hendboll për herë të dytë rresht. Kështu ekipi pejan ka shtuar edhe një trofe në koleksionin e pasur.

Besa në ndeshjen për Superkupë e mposhti Trepçën me rezultat 36:28. Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë para një numri të madh shikuesish. Besa ishte vazhdimisht para për disa gola. Trepça megjithatë kërkoi barazimin deri në fund dhe kështu ndeshja ishte e fortë dhe cilësore.

  

Trofeun e Superkupës e dorëzoi presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Medaljet për ekipin pejan i dorëzuan presidenti Saraçini dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza. Ndërsa KHF Istogu e ka fituar Superkupën e Kosovës për herë të dytë. Në ndeshjen shumë të fortë, të shtunën mbrëma në Mitrovicë, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 31:27.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Istogaset ishin kohë të gjatë në epërsi, por ferizajaset nuk janë dorëzuar deri në fund. Ndeshja ishte me ritëm të lartë, ndërsa shikuesit panë aksione e gola të bukur.

Kapitenes së Istogut, Albina Rugova, trofeun e Superkupës ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini. Medaljet i ndanë presidenti Saraçini dhe anëtari i bordit të FHK-së, Bujar Istrefi. Istogu ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Ka fituar trofeun e tretë të vitit.

 

 

 

  

  


Next Post

Pioli zbulon se çfarë iu thanë drejtuesit e Milanit në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Interi

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In