Wednesday, 5. August 2026
Sport

Sylvinho dhe Zabaleta në Angli për të ndjekur Armandon Brojën me Fulham, dyshja kuqezi del “huq”

GS 17/02/2024 1 Min. Lesezeit

Sylvinho dhe Zabaleta vazhdojnë udhëtimet për të ndjekur nga afër lojtarët e Shqipërisë. Pas Turqisë dhe Gjermanisë, këtë herë, destinacioni ishte Anglia.

Trajnerët e Shqipërisë janë fiksuar nga kamera, teksa gjendeshin të pranishëm për të ndjekur Fulham-Aston Villa. Qëllimi ishte Armando Broja, por për shkak të një viroze, sulmuesi u la jashtë skuadrës.

Megjithatë këtë udhëtim Sylvinho do ta shfrytëzojë pasi pritet të ketë një takim me Brojën pas mbylljes së ndeshjes./ h.ll/abcnews.al

Teilen: