Saturday, 23. May 2026
Sport

Sylvinho merr një ‘përforcim’ nga U-21, ja ndryshimet në lista

GS 08/10/2024 1 Min. Lesezeit

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Sylvinho ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.

Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola, si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë, në stadiumin “Air Albania”, në ora 18:00.

Teilen: