Pas më shumë se pesë dekadave, skuadra e Sunderlandit rikthehet në garat e UEFA-s, pasi sonte do të paraqitet në Ligën e Evropës.
Ndeshjen hapëse, Sunderlandi e luan në shtëpi kundër skuadrës nga Holanda, AZ Alkmaar që nis në orën 21:00.
Në fakt, sonte zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë të fazës së ligës të kësaj gare, e cila i takon nivelit të dytë evropian për kah rëndësia.
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka pret një atmosferë të jashtëzakonshme dhe thotë se synimi i tij është që të arrijnë deri në finale.
Në fakt, Xhaka ka luajtur dy herë në finale të kësaj gare dhe në të dyja rastet ka humbur, me Arsenalin dhe Bayer Levekusenin.
“Gjithmonë kam qenë një ëndërrimtar dhe ëndrra ime e madhe është që të arrijë edhe një finale të Ligës së Evropës dhe atë më Sunderlandin”, ka thënë Xhaka.
Sunderlandi sezonin e shkuar përfundoi i shtati në Premier League për të siguruar një vend në Ligën e Evropës, ndërsa tani Xhaka thotë se duhet ta nisin me fitore duke e mposhtur AZ Alkmaarin.
Krahas këtij dueli, sonte luhen edhe nëntë ndeshje tjera, ku do të nisin nga ora 18:45 kurse prej orës 21:00 luhet edhe përballja Milan – Benfica.