• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tahir Lushtaku: Pres fitore nga skuadrat kosovare sot, Drita me gjasa më të vogla për t’u kualifikuar në grupet e Conference League

08/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani për të tretën herë, kurse Drita synon debutimin.

Dy skuadrat kosovare ballafaqohen sot ndaj kundërshtarëve të tyre në rrethin gjysmëfinal të kualifikimeve për Uefa Europa Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani përballë do ta ketë skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne me fillim nga ora 20:00, teksa Drita luan në transfertë ndaj skuadrës letoneze, Auda me fillim nga ora 17:00.

Trajneri kosovar, Tahir Lushtaku në një prononcim pë “GazetaBlic Sport” tha se pret fitore sot nga dy skuadrat kosovare.

“Realisht janë skuadra që nuk i njohim shumë, ashtu siç thanë edhe nga Drita që nuk e njohin mirë kundërshtarin e tyre. Besoj që kanë pasur kohë të analizojnë përmes videove lojën e tyre. Të dy skuadrat tona nga Kosova mendoj që janë ekipe që duhet të kalojnë këto skuadra kundërshtare pasi nuk janë kundërshtarë shumë të fortë, teksa besoj se Drita dhe Ballkani besoj që kanë cilësi në ekip. Mendoj që edhe Drita dhe Ballkani të fitojnë ndeshjet e tyre.

Pas këtyre ndeshjeve Drita dhe Ballkani kanë edhe raundin e fundit final para kualifikimit potencial në grupet e Conference League.

Drita luan me fituesin e duelit, Brondby – Legia, me skuadrën daneze që eliminoi Llapin nga garat evropiane.

“Të dy skuadrat janë cilësorë, vazhdimisht janë në gara evropiane. Brondby u pa edhe me Llapin që skuadra e tyre është e një niveli shumë të lartë dhe Drita besoj që do ta ketë të vështirë, por shpresoj që do të mobilizohen, futbolli është futboll, por gjasat e Dritës i shoh më të vogla që të kualifikohen në grupe”, përfundoi Lushtaku për GazetaBlic Sport.

 

Next Post

Courtois për Atalantën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.