Presidenti i Interit, Bepe Marota, me drejtuesit e Atalantës, Juves dhe Milanit takuan ambasadorin italian në Arabinë Saudite ku do të luhet turneu i Superkupës së Italisë.
Gjatë takimit, të gjithë përfaqësuesit bënë një shkëmbim dhuratash mes tyre, teksa Marota, me një buzëqeshje argëtuese, nderoi përfaqësuesin e Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, me një fanellë të Interit, të cilën suedezi e ka veshur në të kaluarën si lojtar.
Këtë dhuratë drejtuesi i Milanit e pranoi me mjaft sportivitet.