Ekipi në “Counter Strike 2”, “FUT” ka shënuar fitore madhështore në gjysmëfinalen e “Esports World Cup” që është duke u zhvilluar në Paris.
“FUT” që për kapiten ka talentin kosovar Aulon “Krabeni” Fazlija, fituan me rezultat 2:1 kundër gjigantit brazilian “Furia”, transmeton lajmi.net.
“Krabeni” udhëhoqi ekipin e tij në këtë fitore, duke siguruar finalen e madhe.
“FUT” fitoi 13:11 në map e “Ancient”. Pastaj në “Nuke” u mposhtën 6:13, kurse në “Dust 2”, fituan pas vazhdimeve me rezultat 16:13.
Në finalen “Krabeni” dhe ekipi i tij e presin njërën nga skuadrat “Legacy” apo “Spirit”. Finalja luhet në ora 13:30 të dielën.
Talenti kosovar në këtë ndeshje pati 48 kills dhe u vlerësua me notën 0.92.
Vendi i parë në këtë turne fiton 600 mijë dollarë, kurse vendi i dytë 340 mijë dollarë./lajmi.net/
Teilen: