Kristiano Ronaldo ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me klubin e Al Nasr në Arabinë Saudite. Por me sa duket përvoja arabe e portugezit do të vazhdojë edhe përtej këtij sezoni.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se akordi mes palëve është arritur dhe Ronaldo pritet të nënshkruajë në moshën 40-vjeccare një kontratë të re me klubin në fjalë. Marrëveshja do të jetë dyvjeccare dhe objektivi nuk janë vetëm trofetë, por edhe që ai të arrijë atë shifër epike golash të shënuar, 1000 të tillë si profesionist, që ndjek prej kohësh.
Aktualisht ai është në kuotën e 934 golave, pro me dy sezone të tjera në futbollin arab dhe kompeticionet e tjera rajonale, shifra 1000 duket mëse e arritshme. Ndërkohë, fitimet financiare do të mbeten përsëri marramendëse.
Në janar, diskutimet ishin për një shumë prej rreth 200 milionë eurosh në sezon, duke mbetur më i paguari në botë edhe pse në fundin e karrierës së tij. Para të cilat do të shërbejnë edhe për rolin që ka si ambasador i vendit saudit, pa harruar këtu edhe të ardhura të tjera kolosale nga sponsorët, apo edhe diskutimet e lindura së fundmi se mund të jetë bashkëpronar i Valencias nëse sheikët vendosin të blejnë klubin spanjoll.
PANORAMASPORT.AL