Wednesday, 2. September 2026
Sport

“Taranto 2026” në RTSH/ Pakashtica dhe Gashi i shkojnë shumë pranë medaljes së bronztë

GS 02/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sportistët shqiptarë në disiplinën e karatesë kanë arritur që të zhvillojnë duele mjaft të mira paraditen e sotme.

Blodin Pakashtica dhe Melos Gashi kanë qenë protagonist të disa ndeshjeve mjaft të mira madje të dy kanë shkuar shumë pranë podit duke humbur në finalet e vogla përballë rivalëve nga Algjeria.

Blodin Pakashtica, i cili garoi në kumite për peshat mbi 84 kg, arriti që të luante finalen e vogël për medalje të bronztë ku humbi podin në duelin e fundit përballë Hocine Daikhi. Sportisti nga Algjeria ia doli që të fitonte medaljen e bronztë pasi mundi sportistin shqiptar me shifrat 5-2.

Finale e hidhur ishte edhe ajo e Melos Gashit. Sportisti kuqezi, i cili garoi në kumite për peshat nën 84 kg, humbi medaljen e bronztë përballë Falleh Midoue. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, por rivali nga Algjeria u ngjit në shkallën më të ulët të podit me “senshu”.  A.V.

Teilen: