Saturday, 25. April 2026
Sport

Tare mposht Marottan, Milan transferon yllin 50 milionësh me kosto zero

GS 14/10/2025 1 Min. Lesezeit

Tare mposht Marottan.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që është bërë “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos.

Milan dhe Inter janë në garë për qendërmbrojtësin e Bayernit, Dayot Upamecano, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Sipas Calciomercato, Tare ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e francezit për ta mbyllur marrëveshjen që në merkaton e janarit.

Teilen: