Monday, 18. May 2026
Sport

Të gjithë jashtë! Konte vendos të largojë nga stërvitja edhe drejtuesit e klubit të Napolit

GS 09/04/2025 2 Min. Lesezeit

Lufta për titullin në Itali është ndezur më shumë se kurrë në këto javë dhe te skuadra e Napolit po e përjetojnë me shumë ankth. Ekipi i Antonio Kontes dukej se ishte në rrugën e duhur për t’iu afruar përsëri Interit, por pjesa e dytë e dobët në barazimin ndaj Bolonjës ka bërë që t’i ikë nga duart ky shans.

konte

Konte, i mësuar me taktika dhe ide të pazakonta, këtë herë ka bërë “bëmën” e radhës për të mbajtur ekipin të përqendruar maksimalisht vetëm te puna. Sipas asaj që raportojnë radiot napolitane, ai ka vendosur që të “blindojë” qendrën stërvitore në Kastelvolturno.

Urdhri i Kontes është që në stërvitje mund të marrin pjesë vetëm lojtarët dhe pjesëtarët e stafit, askush tjetër. Dhe këtu përfshihen edhe drejtuesit e klubit, jo vetëm pjesa tjetër e punonjësve të Napolit. Konte kërkon një “bunker” të mirëfilltë rreth ekipit, që të shmangë çdo shpërqendrim, me idenë e qartë se në këto javë e deri në fund të sezonit, ekipi duhet të mendojë vetëm për një objektiv, titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: