Friday, 30. October 2026
Futboll

Te Juventus ka pakënaqësi, lojtarët dalin kundër Spalletti: Shumë teori dhe pak stërvitje

GS 30/10/2026 2 Min. Lesezeit

Juventus ka marrë një vendimin: Për momentin, do të vazhdojë me Luciano Spalletti në krye. Klubi ka zgjedhur t’i ruajë besimin ndaj tij, ndonëse kjo mbështetje varet nga rezultatet e ardhshme.

Ky ishte thelbi i mesazhit që përcolli dje Carnevali në qendrën stërvitore Continassa, pak para se të merrej vendimi për të urdhëruar grumbullimin e ekipit në prag të ndeshjes kundër Napoli: “Presim një reagim nga ana juaj.”

Brenda skuadrës mbretëron një ndjesi pakënaqësie lidhur me metodat stërvitore të Spalletti, një qëndrim që mund të përmblidhet si: “shumë fjalë, por shumë pak stërvitje reale.”

Pra, trajneri shihet sikur përqendrohet tepër te teoria, duke shfaqur mungesë intensiteti gjatë seancave. Madje, përgatitja fizike ka qenë një nga pikat kryesore të kritikave pas humbjeve ndaj Lazio dhe Genoa.

Disa lojtarë në dhomat e zhveshjes ndiejnë se nuk po stërviten me intensitetin e duhur, ndaj dhe dhoma e masazheve është vazhdimisht plot, ndërsa palestra shpesh qëndron pothuajse bosh.

Gjatë kontrolleve të përditshme mjekësore, iu kushtua vëmendje e veçantë peshimit të lojtarëve, një sinjal i qartë se se asgjë nuk po lihet në dorë të rastësisë.

Teilen: