• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Të kënaqur me Taremin”, presidenti Marota: Interi synon cilësi, prisni surpriza në merkato

31/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fazat e ndryshme të negociatave mes Interit dhe Olimpikut të Marsejës për Valentin Jarbonin janë raportuar gjerësisht e deri në detajet më të vogla përgjatë ditëve të fundit.

marota

Francezët do të donin ta blinin atë plotësisht kartonin e djaloshit, por jo me çmimet e kërkuara nga zikaltrit. Ndaj, pika e takimit u gjet në një hua me të drejtë blerje të vendosur në 40 milionë, ku Interi përfshin edhe mundësinë e një riblerjeje me një shumë pak më të lartë. Konfirmimi i kësaj formule u dha direkt nga Bepe Marota i cili ka deklaruar: “Besoj se do të mbyllim një transferim të përkohshëm me Marsejën, duke e mbajtur gjithmonë nën kontroll dhe të lidhur me klubin Valentinin. Më pas për lëvizje e ardhshme do të shohim”.

ELOZHE PËR TAREMIN – Tifozët janë të kënaqur dhe entuziazmi që shoqëron skuadrën është pasqyra më e mirë e kësaj që po themi. Ndërkohë presidenti i Interit, pas festës së yllit të dytë të klubit u shpreh me superlativa në lidhje me kontributin që po jep Mehdi Taremi në këto miqësore të para sezonale.

“Të gjithë jemi shumë të kënaqur me të, Ausilio dhe Baçin ishin të shpejtë në sigurimin e firmës së tij pasi po flasim për një sulmues, i cili kishte shumë kërkesa. Jemi të lumtur që Mehdiu është njëri prej nesh dhe besojmë se mund të na japë një kontribut të madh”, vijoi kreu i kampionëve të Italisë në fuqi.

STADIUMI – Përtej çështjeve të merkatos ku siguroi për goditje të tjera, Martta foli edhe për çështjen e gjatë dhe të mprehtë të “San Siro”-s dhe për projektin e rinovimit të paraqitur në Inter dhe Milan në bashkëpunim me “Webuild”. Nuk është ende momenti për një vendim përfundimtar me sa duket, prandaj lidhur me këtë temë presidenti zikaltër nuk u zgjat shumë duke deklaruar: “Ka njerëz të përkushtuar e të specializuar që po trajtojnë këtë çështje, e cila siç e dini është një temë shumë e rëndësishme për ne. Por nuk ka ngut. Gjithçka në kohën e duhur.”

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kur do t’i bashkohet Kylian Mbappe stërvitjeve parasezonale të Real Madridit?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.