Wednesday, 19. August 2026
Futboll

“Te Real Madrid nuk ka vend për lojtarë që e mendojnë dy herë”, Jose Mourinho flet haptazi për Rodrin

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pas zyrtarizimit të Rodrit si lojtari më i ri i Barcelonës, Jose Mourinho ka pranuar se ka biseduar me mesfushorin spanjoll por shprehet se te Real Madrid nuk ka vend për lojtarë që e mendojnë dy herë transferimin aty.

“Nuk besoj se Barça veproi për të vjedhur Rodrin nga Real Madrid. Kam folur me Rodrin disa herë. Real Madridi i ka bërë një ofertë shumë të mirë dhe marrëdhënia me Cityn është shumë e mirë. Klubi e ka kontaktuar dhe ai ka pasur disa dyshime.

Ajo që mendoj se ka ndodhur është se dyshimet e tij kanë krijuar dyshime tek unë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe shumë i mirë me ne. Por mendoj se Real Madridi është i një niveli që nuk mund të ketë lojtarë që mendojnë dy herë për këtë. I uroj atij gjithë të mirat, megjithëse jo shumë”, tha Mourinho në një intervistë për El Chiringuito.

Teilen: