Një operacion antidrogë po zhvillohet në zonën e Qafështamës, ndërsa gjatë aksionit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, rrethanat e të shtënave dhe dinamika e operacionit mbeten ende për t’u sqaruar.
Ngjarja po verifikohet edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa priten të dhëna të tjera në lidhje me aksionin.
/rtsh.al/
Teilen: