Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ten Hag emërohet trajner i Leverkusenit

GS 26/05/2025 1 Min. Lesezeit

Holandezi Erik ten Hag është emëruar trajner i skuadrës së Bayer Leverkusenit.

Ten Hagu do të jetë në krye të Leverkusenit deri në vitin 2027.

Këtë e ka konfirmuar nënkampioni gjerman të hënën në faqen zyrtare.

Ten Hag ishte pa punë prej se u largua nga Manchester Unitedi. Ai e drejtoi Unitedin nga viti 2022 deri në vitin 2024.

55-vjeçari Ten Hag e zëvendëson teknikun spanjoll, Xabi Alonso. 43-vjeçari Alonso u largua nga Leverkuseni pasi e udhëhoqi këtë skuadër drejt sukseseve historike.

Ai tashmë është shef i shtabit teknik te gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Ten Hag kishte ofertë edhe nga Ajaxi, por ka vendosur për projektin e Leverkusenit.

Teilen: