Wednesday, 29. April 2026
Sport

Tenistët nga Kosova mbyllin garat në EYOF Maribor 2023

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tenistët tanë kanë mbyllur garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj EYOF Maribor 2023.

Në garat individuale, Ervin Doli, pësoi humbje 2:0 në sete (6:0, 6:0) nga izraeliti, David Morag, ndërsa Meldina Mislimi u mund nga Talita Giardi e San Marinos 2:0 (6:1, 6:0).

Sot u zhvilluan edhe meçet në çifte, ku Kosova në të dyja konkurrencat u përballë me Gjermaninë, dhe në të dyja pësoi humbje të njëjtë 2:0 në sete (6:1, 6:0)./Lajmi.net/

  


Teilen: