Teo Hernandez dhe Rafael Leao kishin vetëm pak minuta në fushë, kur arbitri i ndeshjes Lacio-Milan sinjalizoi një pushim freskues, tipik për ndeshjet kur temperaturat janë të larta.Francezi dhe portugezi qëndruan në krahun e kundër të fushës me shokët e skuadrës të cilët merrnin udhëzimet e trajnerit. Përpjekja e Tami Abrahamit ishte thjesht një apel për logjikë i mbetur në tentativë. Pas rifillimit të lojës, dyshja, së bashku me anglezin “gatuan” një gol spektakolar, që ndezi shpresat për përmbysje, por në fund rezultoi thjesht i rëndësishëm për barazimin.
Pas sfidës në fjalë, Leao nuk u prononcua për mediat, para të cilave, Teo foli për një situatë tërësisht normale për dy lojtarë të sapohedhur në fushë. Krej e kundërta me personalitet e futbollit italian, të gjitha të rreshtuara kundër sjelljes të këtyre lojtarëve të Milanit. Komente kritikuese, por edhe kërcënime të mirëfillta siç do të lexoni në deklaratat në vijim.
KOSTAKURTA – “Teo dhe Leao me siguri kishin marrë të gjithë informacionin e nevojshëm sapo kishin hyrë në fushë. Por është një anomali që nuk kanë shkuar pranë Fonsekës. E çuditshme që asnjëri nuk mendoi se imazhi i të dyve larg trajnerit do të krijonte polemika për të cilat Milani nuk ka nevojë për këtë tani.
TAKINARDI – “Milani nuk ka lider. Teo tha se sapo kishin hyrë në fushë. Nëse qëndroni në fushë për t’u ngrohur është një gjë, por ata qëndruan mënjanë sepse donin të shkaktonin polemika. Edhe mes shokëve të tyre nuk ka liderë. Teo dhe Leao janë lojtarë të mëdhenj, por ata nuk u bënë kurrë liderë pasi liderët e vërtetë shkojnë me grupin dhe për më tepër nuk do ta bënin kurrë një gjest të tillë, por duket qartë se mes lojtarëve dhe trajnerit nuk ka empati. Teo dhe Leao menduan vetëm për veten e tyre dhe kjo më duket e qartë”.
PANUÇI – “Për mendimin tim, Fonseka, kishte vendosur të linte jashtë Teo dhe Leao që në autobusin kur po kthehej nga Parma. Duke parë qëndrime të gabuara nga ana e tyre, trajneri gjithashtu donte të dërgonte një mesazh në dhomën e zhveshjes: nuk ka askënd të paprekshëm. Teo dhe Leao janë ata që mund të ndezin dritat te Milani. Për mendimin tim, pas Parmës, Fonseka duhej t’i mbyllte ata të dy në dhomën e zhveshjes dhe t’i pyeste: ‘do të më jepni një dorë? Dhe nëse nuk dëshironi ma thoni. Përndryshe le të punojmë për të mirën e Milanit”.
BERGOMI – “Skena e Teos dhe Leaos që qëndronin veçmas dhe për më tepër larg grupit ishte e shëmtuar. Vetëm një muaj më parë Leao thoshte se ishte rritur ndërsa më të parën herët që nuk ishte titullar bëri një sjellje të tillë. Ku është lidhja me fanellën? Dhuruan një shfaqje që nuk doja ta shikojë. E vunë veten komplet nga ana tjetër e fushës në distancë të madhe. Fonseka ndryshoi diçka kundër Lacios dhe për momente të gjata Milani ishte më solid se zakonisht, por trajner duhet të jetë në gjendje të lexojë më mirë situatat e të mos e shfaqë skuadrën aq hapur ndaj rreziqeve. Për mendimin tim, ai dhe Milani kanë kohë për përmirësim.”
DI KANIO – “Këtu po flasim për gjëra serioze, Leao e Teo bënë një turp të madh. Nuk je në kalçeto me shokët e mund t’i lejosh vetes disa gjëra të tilla. Leao e Teo ulën shokët e tyre, munguan në respekt Milanit ku paguhen me miliona. Janë dy kapitenë që në kohën time shokët e skuadrës do t’i kishin vënë me shpatulla pas muri. Me vjen t’i marr me grushte”.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL