Ndeshja e parë çerekfinale e plejofit të Supeligës së Kosovës në basketboll mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës është ndërprerë.
Ndërprerja ndodhi 3 minuta e 30 sekonda pa përfunduar pjesa e parë apo çereku i dytë i takimit.
Pati pasur hedhje të gjësendeve nga tifozët vendës, ndërsa ekipi mysafir, Peja u largua nga parketi dhe shkoi në dhomat e zhveshjes.
Më pas u tensionua situata edhe më shumë dhe pati edhe goditje me karrige.
Deri në momentin e ndërprerjes, Peja po avanconte ndaj Yllit me rezultatin 36:31.