Sipas raportimeve të “The Athletic”, Kylian Mbappe ka irrituar stafin e Real Madridit, i udhëhequr nga Alvaro Arbeloa, pas një përplasjeje publike që pasoi fitoren 2-0 ndaj Real Oviedos. Problemet nuk lidhen vetëm me deklaratat e francezit pas ndeshjes, por edhe me sjelljen e tij ditët e fundit.
Mbappe nuk e nisi ndeshjen si titullar dhe u aktivizua vetëm në minutën e 69-të. Në dalje nga stadiumi, ai foli me gazetarët duke deklaruar se ishte “100% i gatshëm” dhe shtoi se nuk filloi si titullar sepse trajneri e kishte renditur si “sulmuesin e katërt”, pas Mastantuonos, Viniciusit dhe Gonzalos.
Arbeloa reagoi menjëherë, duke theksuar se Mbappe kishte keqkuptuar fjalët e tij dhe se kurrë nuk kishte thënë se francezi ishte zgjedhja e katërt. Ai gjithashtu argumentoi se një lojtar që katër ditë më parë nuk ishte mjaftueshëm i gatshëm për të qenë as në stol nuk duhej të startonte në ndeshje.
Raporti i “The Athletic” tregon se tensionet kishin nisur më herët, pasi Mbappe nuk ishte konsideruar i gatshëm për stërvitje deri një ditë para ndeshjes dhe kishte kritika për udhëtimin e tij në Itali me partneren, teksa po rikuperonte nga një dëmtim në muskujt e kofshës. Madje, të enjten kishte pasur një bisedë mes Arbeloas dhe Mbappes, ku lojtari shprehu pakënaqësinë për të qëndruar në stol, ndërsa trajneri ishte i shqetësuar për sjelljen e tij.
Raporti nënvizon se çështja është më e gjerë sesa një vendim për formacionin, duke reflektuar një frustrim në rritje brenda ambientit të “Santiago Bernabeu