• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Teo-Zhiru në duel me Pavar-Turam, derbi i “Madoninës” nis nga… Franca

06/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atmosferë derbi, në Klerfonten (qendra e grumbullimit të kombëtares franceze). Tashmë ka nisur përtej kufirit ndeshja mes Interit dhe Milanit, ku po stërvitet Franca në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit të ardhshëm.

combo.thuram.pavard.theo.giroud.francia.borghese.460x340

Komuniteti i “italianëve” te “blutë” është i madh. Gjashtë në total. Më shumë se çdo kampionat tjetër. Por përgatitja për ndeshjen kundër Irlandës të enjten është tashmë një lloj derbi mes tre lojtarëve të Milanit dhe dy lojtarëve të rinj të Interit. Nga njëra anë Zhiru, Teo Hernandez dhe Menja. Nga ana tjetër Turam dhe Pavar. Me Rabiot bardhezi si spektator i interesuar.

RIVALITETET – Në realitet, rivalitetet lihen në portën e hyrjes kur grumbullohet kombëtarja e Deshampit. Dhe në çdo rast, këta janë lojtarë të mësuar për të menaxhuar rivalitetet e klubeve me një shkëputje mendore të caktuar. Në Klerfonten është ekipi kombëtar që ka rëndësi, edhe nëse disa prej tyre janë ende në garë për një fanellë titullari.

Jo aq shumë Pavari, një mik i madh i Zhirusë, i cili u thirr si një mbrojtës i djathtë dhe ka konkurrencë me Zhyl Kundenë. As për Teo Hernandezin, por as për rolin e mbrojtësit të majtë deri në kufirin që duhet të luftojë me vëllain e tij, Lukas. Aq më pak për Majk Menjanë, pronarin e padiskutueshëm mes shtyllave të “gjelave”.

64f70e2fc83b5.r_d.399-184-7417

GJYKIMI – Paraderbi i vërtetë është ai mes dy sulmuesve që do të ndezë edhe ndeshjen mes Interit dhe Milanit. Veterani Zhiru, forca shtytëse e kuqezinjve në fillim të sezonit me katër gola në tri ndeshje, ndaj Turam, një gol dhe tri asistime për Interin. Një duel që ndizet edhe për shkak se të dy garojnë për vendin në majën e sulmit francez.

Sigurisht që 36- vjeçari Zhiru e nis me avantazhin e statusit të sulmuesit më pjellor të Francës, me 54 gola. Me nënkampionët e botës, Turami nuk është zhbllokuar ende, por ka në krah jo vetëm faktin e të qenit pjesë e rrethit të sulmuesve të besuar të trajnerit, por edhe certifikatën, pasi është 11 vite më të ri se numri 9 i “djallit”. Në pritje të përgjigjes nga “San Siro”, i takon Deshampit të vendosë për fatin e derbit te Franca.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Soucek për ndeshjen ndaj kuqezinjve: Me Shqipërinë do të jetë e vështirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.