Saturday, 24. January 2026
Sport

Teuta largon edhe sulmuesin Sebastian Zela, nuk la asnjë shenjë në dy fazat e para

GS 05/01/2026 1 Min. Lesezeit

Klubi i Teutës vazhdon të lirojë vendet në skuadër në kohë merkatoje. Një ditë më parë u largua Arbër Çyrbja, ndërsa sot ishte radha e sulmuesit nga Peruja, Sebastian Gonzales Zela për t’u dhënë lamtumirën durrsakëve.

“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Sebastián Gonzales Zela. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të Teutës për këtë lëvizje të fundit.

Zela në fakt ishte një zhgënjim total në gjysmën e parë të sezonit. Sulmuesi 26-vjeçar nuk arriti të shënonte asnjë gol me fanellën e Teutës. Në total luajti 628 minuta dhe javët e fundit të kampionatit kishte përfunduar në stol, çka tregon qartë faktin se ai nuk ishte më në planet e “Djemve të Detit”.

Teilen: