Teuta zyrtarizon afrimin e radhës në këtë sesion të merkatos. Qendërmbrojtësi Ilir Kukleci është zyrtarisht pjesë e skuadrës durrsake. 27-vjeçari i bashkohet Teutës pas eksperiencës në futbollin norvegjez, ku së fundmi ishte pjesë e HamKam
“Teuta ka kënaqësinë të prezantojë qendërmbrojtësin Ilir Kukleci, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës në futbollin norvegjez, ku së fundmi ishte pjesë e HamKam.
27-vjeçari, me gjatësi 1.94 m, sjell cilësi, siguri dhe prezencë të fortë në repartin e mbrojtjes, duke përforcuar skuadrën për sfidat e sezonit të ri.
Mirë se vjen në Durrës Ilir dhe shumë suksese me fanellën e Teutës!”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.
Teilen: