Vetëm 2 viet te Barcelona dhe ka arritur të fitojë 2 trofe. “Bomberi” polak, Robert Lewandowski po kalon një moment fantastik te “Katalanasit” dhe ditën e sotme ka refuzuar një tjetër ofertë “arabe”, teksa nuk e mendon aspak largimin nga “gjigantët” spanjoll, të futbollit.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, sulmuesi polak ka marrë sërish një ofertë “stratosferike” nga Arabia Saudite, por sërish “veterani” polak i sulmit e ka refuzuar ofertën dhe nuk ka në plan të largohet nga “blaugranat” para përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2026.
Ndërkaq, kujtojmë se në sezonin e parë te Barcelona, Lewandowski ka arritur të çoj topin plot 33 herë, si dhe të asistojë shokët e tij në 8 raste, në 46 përballjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet ku spanjollët ishin pjesëmarrës, ndërsa këtë sezon ka arritur të shënojë plot 25 gola dhe të regjistrojë 9 asistime, në 48 sfida. /i.m /abcnews.al