• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Thirrjet raciste kundër lojtarëve të Francës, Çelsi nis procedurat disiplinore për mesfushorin argjentinas! Fernandez: S’ka justifikim, kërkoj falje

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çelsi ka filluar procedurat e brendshme disiplinore kundër mesfushorit Enco Fernandez pasi futbollisti postoi një video në mediat sociale ku sipas Federatës Franceze të Futbollit ka thirrje “raciste dhe diskriminuese”.

2161790711.0

Të martën, FFF tha se do të paraqesë një ankesë në organin qeverisës botëror FIFA për videon që shfaq një këngë të kënduar nga futbollistë të Argjentinës për lojtarët e Francës.

Shoku i skuadrës së Fernandez tek Çelsi, Uesli Fofana postoi një fragment të videos në Instagram duke e përshkruar atë si “racizëm të pafrenuar”.

Fernandez tha se i vjen vërtet keq për videon që postoi teksa Argjentina festoi fitimin e Kupës së Amerikës.

“Kënga përfshin një gjuhë shumë fyese dhe nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këto fjalë,” tha ai. “Unë qëndroj kundër diskriminimit në të gjitha format dhe kërkoj falje që jam kapur në euforinë e festimeve tona të Kupës së Amerikës. Ajo video, ato momente, ato fjalë, nuk pasqyrojnë bindjet apo karakterin tim.”

Në një deklaratë, Çelsi tha: “Ne e pranojmë dhe vlerësojmë faljen publike të lojtarit tonë dhe do ta përdorim. Klubi ka nisur një procedurë të brendshme disiplinore”.

FFF do të kontaktojë Federatën Argjentinase të Futbollit (AFA) në lidhje me videon live të postuar në mediat sociale nga Fernandez pasi Argjentina mundi Kolumbinë 1-0 në finalen e Kupës së Amerikës të dielën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Struga dhe Egnatia synojnë mrekullinë sot në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.