Wednesday, 13. May 2026
Sport

Thumbime në rrjetet sociale pas humbjes së Junajtidit/ Garnaço: Nuk e di pse luajta 20 minuta! Amorim: Kush humbi në gjysmëfinale?

GS 22/05/2025 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid u mposht në finalen e Ligës së Europës dhe menjëherë kanë filluar “thumbat” e parë.garnacoVëllai i Alejandro Garnaços, Robert i cili është dhe agjenti i tij shkroi në rrjetet sociale se: “Duke punuar si profesionist, duke ndihmuar në çdo ndeshje, duke shënuar dy gola në dy finalet e fundit, vetëm për të dalë në fushë për 19 minuta dhe për të përfunduar nën një autobus. Uau!”. ImagePërgjigja e Amorimit ishte e menjëhershme: “Është e lehtë të thuhet tani. Kush e humbi një mundësi të pastër në gjysmën e parë të gjysmëfinales? Garnaço. Ky është futbolli.”

Ndërsa sulmuesi i Junajtidit u shpreh se: “Sigurisht që është e vështirë për të gjithë pas këtij sezoni, i cili ka qenë shumë i keq. Nuk kemi mundur askënd… Deri në finale luajta të gjitha ndeshjet, ndihmova ekipin. Sot, duke luajtur 20 minuta… nuk e di. E ardhmja? Kjo ndeshje ka ndikim, por vetë sezoni dhe situata në klub… Do të përpiqem ta shijoj verën dhe të shoh se çfarë do të ndodhë më pas.”

PANORAMASPORT.AL

Teilen: