Kosova do të përballet me Zvicrën të shtunën që vjen (9 shtator) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.
Tifo-grupi i organizuar i Kosovës, “Dardanët” kanë reaguar së fundmi me një njoftim në rrjetet sociale.
Njoftimi pa ndërhyrje i “Dardanëve”
Te shtunen per ne do te jete nje ndeshje e zakonshme, por e rendesise se njejte. Asgje me shume dhe me pak sesa besimi ne fitore nuk na duhet.
Keshtu, te bashkuar do te marshojme drejt stadiumit per ta perkrahur Kosoven drejt sfides se radhes.
Njoftojme se shperndarja e biletave per anetaret e Dardaneve ka filluar nga sot. Kete detyre do ta kryejne personat pergjegjes, qe jane perfaqesuesit neper qytete te ndryshme.
Per detaje tjera rreth ndeshjes dhe pergatitjeve do te ju njoftojme me kohe.
E perjetshme eshte Kosova! 🇽🇰
Forca