Më shumë sesa festë për fitoren kundër Augsburgut, tifozët e Leverkusenit ishin të shqetësuar për qëndrimin e Ksabi Alonsos.
Të shtunën, në shkallët e stadiumit u panë shumë parulla me lutje qëndrimi për trajnerin.
Pas tri pikëve të radhës, spanjolli deklaroi:
“Duam ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas kësaj, do të bëjmë disa bilance. Ju flisni hipotetikisht për një largim timin që, në fakt, nuk është shqetësim për mua”.
PANORAMASPORT.AL