Sunday, 16. August 2026
Futboll

Tifozët japonezë mahnitin sërish botën, pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën

GS 15/06/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Japonisë e nisi aventurën e saj në Kupën e Botës me një barazim 2:2 ndaj Holandës, në një ndeshje që dhuroi emocione dhe spektakël për tifozët.

Megjithatë, vëmendjen pas përfundimit të takimit nuk e morën vetëm futbollistët në fushë, por edhe tifozët japonezë në tribuna, të cilët vazhduan traditën e tyre të admiruar në mbarë botën.

Menjëherë pas ndeshjes, mbështetësit e Japonisë u panë duke mbledhur mbeturinat dhe duke pastruar sektorët ku kishin qëndruar gjatë takimit, duke lënë tribunat pothuajse të pastra.

E për këtë veprim, shtëpia e Futbollit Botëror, FIFA, ka publikuar një video ku shihen tifozët të shumtë duke mbledhur të gjitha mbeturinat në stadium.

The reason Japan fans clean the stadium after each game. Respect. 🤝🇯🇵 pic.twitter.com/o9qJUOLefY

— FIFA (@FIFAcom) June 15, 2026Ky veprim tashmë është kthyer në një simbol të kulturës dhe disiplinës së tifozëve japonezë, të cilët në çdo turne madhor ndërkombëtar japin shembull me sjelljen e tyre brenda dhe jashtë stadiumeve.

Nuk është hera e parë që tifozët japonezë bëhen lajm për gjeste të tilla, pasi edhe në Botërorët dhe turnetë e mëparshëm ata kanë treguar kulturë të lartë sportive, duke dëshmuar se futbolli nuk ka të bëjë vetëm me atë që ndodh në fushë, por edhe me sjelljen në tribuna.

Teilen: