Tuesday, 28. April 2026
Sport

Tirana, 3 finale për mbijetesën

GS 28/04/2026 2 Min. Lesezeit

Tirana hyn në momentin më delikat të sezonit, aty ku çdo pikë ka peshë dhe mbijetesa në Abinsset Superiore mbetet në fije të perit. Bardheblutë do të përballen me tre sfida vendimtare në javët e ardhshme, një kalendar tepër i vështirë që mund të përcaktojë fatin e klubit më të titulluar në vend.

Gjithçka nis më 2 maj, kur Tirana do të përballet me Teutën në një duel ku gabimet nuk lejohen. Një sfidë direkte dhe me tension të lartë, ku presioni mbi ekipin kryeqytetase pritet të jetë maksimal. Vetëm katër ditë më vonë, më 6 maj, në kryeqytet zbret Vllaznia. Një tjetër përballje e fortë ndaj një kundërshtari tradicionalisht të vështirë, ku Tirana do të kërkojë mbështetjen e tifozëve për të marrë frymë në renditje.

Ndërsa etapa finale do të luhet në transfertë ndaj Elbasanit më datë 10 maj. Një ndeshje që mund të jetë vendimtare për sezonin bardheblu, aty ku mund të vuloset shpëtimi ose të hapet një tjetër kapitull dramatik.

Tirana ndodhet përballë tre finaleve të vërteta. Tre ndeshje, nëntë pikë në lojë dhe tifozët që presin reagimin në momentin më kritik të kampionatit. Historia, fanella dhe pesha e emrit kërkojnë përgjigje të menjëhershme.

Teilen: