Friday, 13. February 2026
Sport

Tirana eliminon Partizanin

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Tirana është finalistja e dytë e play off-it në basketboll për femra. Bardheblutë e trajneres Mirza Alibegaj fituan 86-82 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e takimeve.

Ndeshja e tretë luajtur në “Fahrie Hoti” ishte po aq e bukur e dramatike sa dy të parat, madje edhe më shumë. Këtë herë ekipi fitues doli pas kohës shtesë, me të “kuqtë” që shpresuan deri në fund të fitorja.

Takimi ishte i ekuilibruar përgjatë 45 minutave, teksa asnjë nga skuadrat nuk shkëputej. Koha e rregullt përfundoi 73-73, ndërkohë që në shtesë Tirana arrin të shkëputet e të fitojë ndeshjen 86-82.

Qosja dhe Emani, me nga 21 pikë secila, ishin dy shënueset më të mira për Tiranën, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Mgbeike për Partizanin. Në finale, Tirana do të luajë ndaj Flamurtarit, që eliminoi Teutën.

Gjysmëfinale-Play off

Nd.1, Flamurtari – Teuta, 83-66

Nd.1, Tirana – Partizani, 77-73

Nd.2, Teuta – Flamurtari, 75-87

Nd.2, Partizani – Tirana, 66-70

Nd.3, Flamurtari – Teuta, 74-51 (3-0)

Nd.3, Tirana – Partizani, 86-82 (3-0)

Teilen: