• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej presionit

30/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani fitoi derbin kundër Tiranës falë alternativave më të shumta në stol dhe ndryshimeve në pjesën e dytë, kur Rrapaj e Maget dominuan mesfushën. Bardheblutë shfaqën shpirt, por jo cilësi pas pushimit.

Tirana dhe Partizani dhuruan betejë të dielën në mbrëmje në fushën e Arenës Kombëtare, prej nga fitues dolën të kuqtë, duke konsoliduar pozitat brenda katërshes së parë, nga e cila do të dalë skuadra e re kampione.

Një ndeshje që nuk pati nivelin më të lartë për sa i përket cilësisë, pavarësisht se si çdo derbi midis këtyre dy skuadrave ishte mjaft i luftuar.

Përcaktues në takim ishin stolat e dy skuadrave, me atë të Partizanit dukshëm superior, çka i lejoi të dominonte lojën në pjesën e dytë, kur bardhebluve iu shteruan forcat. Tirana ishte në gjendje t’i përgjigjej dhëmbë për dhëmb Partizanit në pjesën e parë, duke ekuilibruar shifrat pas disavantazhit dhe luajti futboll agresive, me aksione të shpejta e vertikale.

Por pas pushimit, atëherë kur edhe diferencat fizike dalin në dukje, Tirana pati rënie e vuajti jo pak presionin e ushtruar nga Partizanit. Rrapaj dhe Maget dominuan mesfushën dhe thyen lehtësisht përpjekjet e bardhebluve, duke iu mundësuar të kuqve dalje të shpejta përapra drejt zonës kundërshtare.

Goli i dytë i shënuar në shtesë, edhe pse i vonuar nuk i heq asgjë meritave të Partizanit, ndërkohë që lë Tiranën jashtë katërshes ku pretentonte të ishte që nga fillimi i kampionatit.

Next Post

Kuotat e basteve, Bayern Munich favorit i ‘lehtë’ ndaj Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.