Wednesday, 6. May 2026
Sport

Titulli i lamtumirave tek Interi, 6 lojtarë do të largohen në fund të sezonit

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mes kontratave që skadojnë dhe nuk do të rinovohen dhe shitjeve të mundshme, grupi “i të vjetërve” largohet si fitues nga zikaltrit.

Sommer, Acerbi, De Vrij, Darmian, Mkhitaryan. Në dyshim edhe Bastoni, Frattesi e ndoshta ndonjë tjetër që vëret nga kërkesat në merkaton e verës. Praktikisht, janë të paktën 6 kolona të Interit të viteve të fundit që do t’i thonë lamtumirë këtij ekipi pas pak javësh.

Janë të gjithë lojtarë protagonistë me fanellën zikalëtr, mes triumfesh, zhgënjimesh, fitoresh, humbjesh, gëzimesh dhe dhimbjesh. Katër të parëve u skadon kontrata më 30 qershor dhe objektivi ishte që të largoheshin nga Interi si fitues.

Jo pas finales së dhimbshme të Champions League vitin e kaluar, të humbur kundër PSG-së, por me një trofe të fundit. Interistët shpresojnë që trofetë të bëhen dy në fund të sezonit. Për lojtarët e përmendur më sipër do të ishte një mision i përmbushur.

Ndryshe është situata me Bastonin, i kërkuar nga Barcelona kohët e fundit. Vendos oferta financiare në këtë rast.

Teilen: