Saturday, 12. September 2026
Sport

Titulli i parë pas 22 vitesh s’është garanci për vendin e punës, Arsenal merr një kompani nga SHBA për të vlerësuar stafin

GS 12/09/2026 1 Min. Lesezeit

Të gjithë ata që nuk zbresin në fushë janë në provë në Londër. Skuadra e Arsenal ka kontraktuar një kompani amerikane për të vlerësuar të gjithë punonjësit.

Mësohet se “BCG” kontrollon prej muajsh punën që bëhet në këtë klub ndërsa fryma mes punëtorëve në shoqëri është gjithmonë e më e keqe pasi i druhen shkurtimeve të mundshme.

Për mediet britanike disa burime nga shoqëria londineze kanë insistuar se ky hap është bërë pasi Arsenal kërkon që të përmirësojë të ardhurat dhe të ruajë një performancë të mirë në një periudhë të gjatë.

Por zëra brenda shoqërisë kanë pohuar se kontrata e Arsenal me “BCG” ka shkaktuar shumë pakënaqësi mes punonjësve, pasi mendojnë se shkurtimet e vendeve të punës janë të paevitueshme dhe se pjesa që lidhet me futbollin nuk do të preket aspak nga kjo histori. A.V.

Teilen: