• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 7, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Tjetër përforcim për mesfushën, Liverpool “psonis” në Serie A

14/11/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

“Të Kuqtë” e Liverpool e fuqizuan jo pak repartin e mesfushës gjatë merkatos së verës, teksa arritën të transferonin lojtarë me goxha potencial, si Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister, Endo e Ryan Gravenberch, lojtarë këta që menjëherë kanë bërë ndryshimin në organizimin e lojës së 5 herë fituesve të Champions League.

Mirëpo, duket se për teknikun Jurgen Klopp këta lojtarë nuk mjaftojnë dhe tanimë kërkohet një tjetër mesfushës dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike lojtari është gjetur dhe vjen nga një ekip i Serie A.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e tekniku Alberto Gilardino, ku në 12 javët e para e ka nisur çdo sfidë si titullar i padiskutueshëm, teksa pëgjatë këtyre sfidave ka arritur të ndihmojë edhe shokët e tij të skuadrës, me 3 asistime.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Përsa i përket kartonit, Frendrup u transferua te Genoa, në janarin e vitit 2022, me italianët që derdhën në arkat e danezëve të Brondby vetëm 3.7 milionë euro dhe tanimë kanë shansin të përfitojnë disa miliona ekstra nga shitja e 22-vjeçarit, me “Të Kuqtë” që janë të gatshëm të ofrojnë 8-10 milionë euro për mesfushorin e qendrës. /i.m /abcnews.al 



Next Post

Genc Nuza delegohet dy ndeshje ndërkombëtare

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In