Saturday, 25. April 2026
Sport

Tjetër telash i shtohet Barcelonës, Lewandowski dëmtohet me Poloninë

GS 14/10/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i Barcelonës ka konfirmuar se sulmuesi Robert Lewandowski ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes të tij me Kombëtaren e Polonisë.

Në një njoftim zyrtar, klubi katalanas ka njoftuar për dëmtimin e yllit polak.

“Robert Lewandowski ka pësuar një shqyerje muskulore në biceps femoris të kofshës së majtë. Kohëzgjatja e rikuperimit të tij do të varet nga ecuria e dëmtimit”.

Lewandowski ishte titullar dhe luajti për 90 minuta të plota në fitoren 2-0 të Polonisë ndaj Lituanisë, ndeshje në të cilën arriti të shënojë edhe një gol.

Dëmtimi i tij përbën një goditje për Barcelonën, veçanërisht duke marrë parasysh ngjeshjen e kalendarit në javët në vijim dhe rëndësinë e polakut në skemat e trajnerit Hansi Flick.

 

Teilen: