Thursday, 2. July 2026
Sport

🔥 TMERR në Kupën e Botës/ Pesë futbollistë luajtën me “pistoletë në kokë”: Nëse fitoni, ju vrasim familjen

GS 02/07/2026 2 Min. Lesezeit

Një lajm i bujshëm dhe pothuajse i pabesueshëm ka qarkulluar menjëherë pas ndeshjes mes Meksikës dhe Ekuadorit.

Me humbjen 2-0 ndaj meksikanëve, kombëtarja e Ekuadorit i dha fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës. Përpara më shumë se 80,000 tifozëve të zjarrtë në stadiumin mitik “Azteca”, ekipi vendas festoi kualifikimin, por festa u hijezoi shpejt nga akuzat tronditëse që shpërthyen në mediat ekuadoriane. Sipas burimeve lokale, prapaskenat e kësaj sfide fshehin ngjarje të jashtëligjshme: kartelet famëkeqe meksikane dyshohet se kanë ndërhyrë drejtpërdrejt, duke terrorizuar lojtarët e Ekuadorit dhe familjet e tyre me kërcënime të hapura.

See also  E BUJSHME/ E zyrtarizon FIFA, mesfushori kampion me Napolin lë Italinë për ShqipërinëSipas mediave ekuadoriane, ky presion psikologjik ishte arsyeja kryesore pse morali i skuadrës ra, gjë që solli një paraqitje të pazakontë, të zbehtë dhe të mbytur në konfuzion gjatë ndeshjes fatale. Portalet sportive në Ekuador u përmbytën me detaje rreth këtij incidenti të rëndë. Ndonëse aktualisht nuk ka prova materiale apo zyrtare që mbështesin publikisht këto akuza të rënda, disa burime të pavarura ofrojnë dëshmi identike dhe mjaft rrëqethëse mbi metodat e presionit të përdorura ndaj futbollistëve.

See also  VIDEO/ Historike për Lionel Mesin, ylli argjentinas shënon golin e 900-të në karrierëRaportohet se kriminelët shënjestruan një grup specifik lojtarësh, pak përpara se ata të zbrisnin në fushën e stadiumit ikonik. Persona të lidhur met kartelet dyshohet se kanë kontaktuar pesë futbollistë ekuadorianë përmes telefonit. Gjatë këtyre bisedave, atyre u janë diktuar të dhëna mjaft private: adresat e sakta dhe rrugët e lëvizjes së familjarëve të tyre në atdhe, si dhe të atyre që jetojnë aktualisht në Meksikë./ Top Channel

Teilen: