Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë festuar sot rikthimin e njërës prej gjimnasteve më të suksesshme të viteve të fundit. Bëhet fjalë për Simone Biles, e cila ka shkëlqyer përsëri në “Bercy Arena”, vetëm pak muaj pasi vendosi që të rikthehej.
Biles, e cila është në paraqitjen e saj të tretë në Olimpiadë, vendosi që të tërhiqej për shkak të disa problemeve që kishte me shëndetin mendor.
Për të festuar rikthimin e saj në “Bercy Arena” të Parisit ishin prezent tifozë “VIP” si Tom Cruise, John Legend dhe Ariana Grande.