• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Tonali i rikthehet futbollit

29/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Newcastle e mirëpritën ngrohtësisht Sandro Tonalin në fushë teksa italiani bëri praqitjen e tij të parë pas një ndalimi 10-mujor për shkak të basteve.

Tonali startoi në ndeshjen e Newcastle EFL Cup kundër Nottingham Forest të mërkurën në mbrëmje, duke bërë paraqitjen e tij të parë që nga tetori 2023. Italiani luajti për 62 minuta dhe pa Newcastle të fitonte në penallti pas barazimit 1-1.

Në fund të ndeshjes si mysafir, tifozët e Newcastle e pritën ngrohtësisht. Mbështetësit brohoritën emrin e tij dhe Tonali përqafoi ata që ishin në rreshtin e parë ndërsa mbante një flamur italian.

Tonali shpesh lavdëroi tifozët e Newcastle gjatë kohës së tij jashtë fushe, përfshirë intervistën e tij më të fundit. “Tifozët kanë qenë gjithmonë me mua”, tha ai.

“Nuk kam qenë kurrë vetëm dhe është kaq e rëndësishme sepse kam pasur vështirësi në tre muajt e parë, dhe tani ndjej se është një kohë e re pas dhjetë muajsh. Kjo është një tjetër pikë e jetës sime”, theksoi mesfushori italian.

Next Post

Tonali rikthehet në fushë pas 308 ditësh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.