Pas dhjetë muajsh skualifikim, Sandro Tonali rikthehet në fushë me fanellën e Newcastle. Përballja kundër Nottingham Forest, sfidë e vlefshme për Carabao Cup, shënoi kthesën e madhe në jetën e tij. Në periudhën e fundit, iu desh të vuante dënimin për përfshirje në çështjen e basteve, duke u përballur me situata shumë të vështira nga pikëpamja personale. Në fund të sfidës ishin tifozët që e ndihmuan Tonalin të linte gjithçka pas tij, duke marrë një përqafim nga tifozët pas përballjes të fituar me penallti.
Padyshim që nuk kanë munguar thirrjet e tifozëve që nga minuta e parë deri në daljen e tij nga fusha në minutën e 62’. Nga ana e tij, mesfushori italian zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë, duke pasur parasysh faktin se vitin e fundit ai ka luajtur vetëm pak minuta në fillim të sezonit të kaluar.
Newcastle mposhti Nottingham Forest me penallti, por menjëherë më pas e gjithë vëmendja u kthye te mesfushori. E thirrën, i dhanë flamurin e Italisë dhe e mbushën me dashuri të pafund.