Thursday, 12. March 2026
Sport

Tonali tek Njukasëlli, Milani i jep lamtumirën: Faleminderit për 3 vitet e mrekullueshme së bashku

GS 03/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sandro Tonali është zyrtarisht futbollisti më i ri i Njukasëllit.tonali

Pas prezantimit nga klubi anglez, ka reaguar edhe Milani. Kuqezinjtë kanë bërë një deklaratë për shtyp:  “AC Milan njofton se ka shitur përfundimisht të drejtat e regjistrimit të lojtarit Sandro Tonali te Newcastle United FC. Klubi falënderon mesfushorin për tre vitet e shkëlqyera të jetuarit së bashku dhe i uron kënaqësinë më të mirë personale dhe profesionale”.

Më pas në faqen zyrtare të klubit në Twitter janë shprehur se ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm. “Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm. Gjithë të mirat Sandro. Familja juaj kuqezi ju uron më të mirat”!

PANORAMASPORT.AL

Teilen: