Toni Kros zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në La Liga teksa i ka mbetur edhe një tjetër për të luajtur me Real Madridin në Champions. Më pas mesfushori do të luajë më përfaqësuesen gjermane në “Euro 2024”.
Ai u përcoll si një legjendë nga tifozët por edhe nga klubi i bardhë. Lojtarët kishin veshur edhe fanella ‘Kroos 8’. Jo vetëm kaq, por një pjesa e tifozëve në “Santiago Bernabeut” vendosën të zbulojnë një pankartë të madhe për nder të tij.
Aty shkruante:”Gracias Leyenda” dhe kishte një foto të Kros në mes me fjalët “22”. Kjo simbolizonte numrin e titujve që ai ka fituar me Los Blancos deri më tani.
Por jo të gjithë legjendat e Realit janë larguar në këtë formë si gjermani.
Bëhet fjalë për Iker Kasijasin, Raul Gonzales, Guti, Ronaldo “Fenomeni”, Luis Figo, Di Stefano, Kristiano Ronaldo dhe Serxhio Ramos. Disa u larguan vetëm përmes një deklaratë për mediat dhe disa përmes letrave të dërguara.
PANORAMASPORT.AL