• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Totre: Kemi shumë ngarkesë

06/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Ennur Totre ka vlerësuar me nota pozitive fazën përgatitore të skuadrës, derisa nuk fsheh kënaqësinë që përkrah lodhjes evidente si pasojë e stërvitjeve intensive me ngarkesa maksimale, skuadra vazhdon të paraqitet në lartësinë e duhur në ndeshjet kontrolluese.

“Shkëndija në testin e fundit fitoi 1:0 Liepājan e Letonisë me golin e Websterit, duke çuar në 4 numrin e fitoreve pa gol të pranuar në po aq ndeshje të fazës përgatitore.

Paraprakisht kemi mundur Skopjen (6:0) në Tetovë dhe Dinamo Batumin (2:0) e Warta Poznan (1:0) në Antalia”, njofotn FC Shkëndija., 

“Kemi shumë ngarkesë pasi jemi në fazën e fundit të përgatitjeve.

Besoj se loja ishte e mirë edhe pse jemi shumë të ngarkuar.

Më vjen mirë që ekipi u paraqit mirë dhe tregojmë se skuadra ka shumë kualitet”, tha Totre.

Lodhje pas ngarkesave në stërvitje…

Totre përgjigjet: “Si që thash kemi shumë ngarkesë, pasi kishim një mini fazë dy tre javë në Tetovë, tani jemi këtu në Antalia ku jemi shumë të ngarkuar. Këta janë ndeshje përgatitore për tu bërë gati ta nisim kampionatin sa më mirë.”

Testet vetëm fitore dhe pa pësuar gol…

 Totre thotë: “Realisht rrit vetëbesimin e ekipit. Pavarësisht se është ndeshje kontrolluese, përmes tyre ne përgatitemi për kampionatin dhe uroj të jemi sa më të gatshëm.

Është shumë pozitive që nuk pranojmë gol dhe ndërkohë kemi shënuar në çdo ndeshje”.

Next Post

“Fitore e bukur kundër Cagliari”, De Rossi gati për sfidën ndaj Inter: E di si të përballem me “Zikaltërit”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.