Thursday, 21. May 2026
Sport

Tottenham – 82 minuta pa një lojtar, shpartallon Qarabagun

GS 26/09/2024 1 Min. Lesezeit

Tottenhami fare nuk e ndjeu mungesën e një futbollistit nga minuta e 8-të, për faktin se Dragusin është përjashtuar direkt me karton të kuq. 
82 minuta me një lojtar më pak megjithatë Tottenham shkëlqeu dhe e shpartalloi me rezultat 3:0 Qarabagun nga Azerbajxhani.

Mysafirët patën rastin më të mirë në minutën e 58-të por Bayramnov dështoi nga penalltia.

Johnson (12′), Sarr (53′) e Solanke (68′) shënuan për fitore e thellë të skuadrës londineze. 

Atmosferë e mirë në Londër dhe një Tottenham që tregoi lojë dhe u pa se cilësia është në anën e tyre kur kihet parasysh se 82 minuta luajtën pa një lojtar.

Tottenham e nisi me fitore edicionin e ri në Europa League.

Teilen: